E plotësuar: Pjesa e mbetur e grupit u shpëtua
Ministria e Brendshme e Pakistanit thotë se tre personat e mbetur janë shpëtuar nga teleferiku, që do të thotë se operacioni tani ka përfunduar.
Anwaar ul Haq Kakar, kryeministri në detyrë i Pakistanit, ka deklaruar se po ndihet “i lehtësuar” pasi të gjithë fëmijët janë “shpëtuar në mënyrë të sigurt dhe me sukses”.
“Punë e shkëlqyer ekipore nga ushtria, departamentet e shpëtimit, administrata e qarkut si dhe nga njerëzit vendas”, deklaroi ai.
Relieved to know that Alhamdolillah all the kids have been successfully and safely rescued. Great team work by the military, rescue departments, district administration as well as the local people. 🇵🇰 https://t.co/2gPq2Q51Xi
— Anwaar ul Haq Kakar (@anwaar_kakar) August 22, 2023
Pezullohet operacioni i shpëtimit me helikopter në Pakistan: Tre persona mund ta kalojnë natën 400 metra mbi greminë
Ekipet e shpëtimit në Pakistan tërhoqën pesë nga shtatë fëmijët pasi ata dhe mësuesi i tyre ngecën në një teleferik mbi një greminë të lartë.
Ndërsa ra nata, autoritetet pakistaneze u detyruan të ndalonin shpëtimin me helikopter të fëmijës së mbetur dhe dy të rriturve, ndërsa po shqyrtohen alternativa të tjera.
Ushtria thuhet se ka dërguar ekspertë dhe do të përpiqet të shpëtojë fëmijët një nga një duke i transferuar në një platformë të vogël përgjatë kabllos, raporton reuters.
Banorët vendas thonë se kanë arritur edhe anëtarët e komunitetit nga zonat përreth që kishin përvojë në shpëtimin e njerëzve në këtë mënyrë.
Një nga linjat kabllore që mbante kabinën u këput rreth orës 7:00 ndërsa nxënësit po udhëtonin për në shkollë në zonën e largët malore të Batagram, që ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Islamabadit.
Pesë fëmijë u shpëtuan dhe pamjet televizive tregojnë një fëmijë duke u tërhequr nga teleferiku me helikopter.
Misioni i shpëtimit të helikopterit u ndërlikua shkaku i fryrjeve të erës në zonë dhe nga fakti se helikopteri mund të destabilizojë më tej kabinën. /Telegrafi/