Telegrafi

Ndërpritet ndeshja PSG – Basaksehir – fyerje raciste nga gjyqtari i katërt ndaj asistentit të Okan Buruk

Ndeshja në mes të Paris Saint-Germain dhe Basaksheir në Ligën e Kampionëve është ndërprerë.

Derisa po zhvillohej minuta e 16-të, Demba Ba është suspenduar me karton të kuq nga takimi, edhe pse nuk ishte në fushë.

Nga aty, ka filluar përplasja e lojtarëve të të dyja skuadrave me gjyqtarin e katërt.

Siç mësohet, gjyqtari i katërt ka fyer asistent trajnerin e Basaksehiri në baza racore, Pierre Webon, duke bërë që ndeshja të ndërpritet.

Duket se ky takim do të shtyhet për një ditë tjetër, duke parë që gjyqtari i katërt bëri fyerje racore edhe ndaj Demba Bas. /Telegrafi/