Një ndeshje Serie B është shtyrë pasi mesfushori i Lecces, Manuel Scavone u rrëzua duke e humbur vetëdijen.
Lojtari i Lecce mori një goditje në kokë pas përplasjes me sulmuesin e Ascolit, Giacomo Beretta, në fillimin e ndeshjes.
Pas përplasjes Scavone humbi vetëdijen dhe rrinte i shtrirë në tokë, por mjekët arritën ta shpëtonin duke përdorur frymëmarrjen gojës më gojë.
Lecce – Ascoli maçında yaşanan talihsiz olayda Allah kaptanın yardımcısı olsun🙏 #ManuelScavone pic.twitter.com/ZIwKzyxEnc
— Özgür (@alpuganozgur_) February 1, 2019
31-vjeçari u dërgua pastaj në spital, ku ai do t’i nënshtrohet një CT në kokë,
Sipas Gazzetta dello Sport, ai u dëgjua duke folur shumë shpejt gjatë rrugës për në spital.
Lecce vs Ascoli abandoned after serious injury to Manuel Scavone #SerieB pic.twitter.com/8Vvp00qGFn
— Football 24/7 (@foetball247) February 1, 2019
Loja do të riprogramohet për një datë të mëvonshme, pasi gjyqtari me kërkesë të dyja palëve e pezulloi menjëhershëm.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 22-të të Serie B. /Telegrafi/