Site icon Telegrafi

Ndërpritet ndeshja në Serie B – lojtari mbetet pa ndjenja në fushë, mjekët e shpëtojnë

Një ndeshje Serie B është shtyrë pasi mesfushori i Lecces, Manuel Scavone u rrëzua duke e humbur vetëdijen.

Lojtari i Lecce mori një goditje në kokë pas përplasjes me sulmuesin e Ascolit, Giacomo Beretta, në fillimin e ndeshjes.

Pas përplasjes Scavone humbi vetëdijen dhe rrinte i shtrirë në tokë, por mjekët arritën ta shpëtonin duke përdorur frymëmarrjen gojës më gojë.

https://twitter.com/alpuganozgur_/status/1091449342077136897

31-vjeçari u dërgua pastaj në spital, ku ai do t’i nënshtrohet një CT në kokë,

Sipas Gazzetta dello Sport, ai u dëgjua duke folur shumë shpejt gjatë rrugës për në spital.

https://twitter.com/foetball247/status/1091437810559660033

Loja do të riprogramohet për një datë të mëvonshme, pasi gjyqtari me kërkesë të dyja palëve e pezulloi menjëhershëm.

Ndeshja ishte e  vlefshme për javën e 22-të të Serie B. /Telegrafi/  

https://www.youtube.com/watch?time_continue=98&v=Xu7tYvt87Po

Exit mobile version