KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projekteve investive, gjatë ditës së sotme disa zona në Pejë dhe fshatrat përreth do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë.
KRU Hidrodrini, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se fshatrat të cilat do të mbetën pa furnizim me ujë fillojnë nga Radaci e deri tek fshatrat e Lugut të Baranit dhe se furnizimi me ujë do të rikthehet pas orës 15:00.
“Rezultat i punimeve, nga ora 09:00 deri në ora 15:00 pa ujë do të mbetën, B.T. ‘Kristali’, B.T. ‘7 Shtatori’, zona industriale si dhe fshatrat Radac, Novosellë, Vitomerica I, II, III, fshatrat e Lugut të Trestenikut, fshatrat e Lugut të Leshanit, Loxha dhe Gorazhdevci”, kanë shkruar ndër të tjera ata.
KRU “Hidrodrini” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe thekson se këto punime synojnë përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë. /Telegrafi/