Site icon Telegrafi

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Deçan, 13 fshatra të prekur

Fotografi ilustruese

Një avari në gypin kryesor të ujësjellësit në Prejlep ka lënë pa ujë banorët e 13 fshatrave të komunës së Deçanit.

KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se problemi është shkaktuar nga një ndërhyrje e paautorizuar dhe ekipet janë në terren për riparimin e dëmit.

Fshatrat e prekur janë: Prejlep, Prokolluk, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Gramaçel, Baballoq, Ratish, Maznik, Shaptej, Dubravë dhe Jasiq.

Furnizimi pritet të rikthehet më vonë, ndërsa po zhvillohen hetime për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version