Site icon Telegrafi

Ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë Vushtrrinë

Fotografi ilustruese

Sot është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë Vushtrrinë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të punimeve në gypin kryesore në fshatin Akrashticë, shkruan Telegrafi.

“Për shkak të punimeve në gypin kryesor në fshatin Akrashticë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në tërë qytetin e Vushtrrisë dhe në të gjitha fshatrat përreth”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ekipet janë në terren dhe po punojnë drejt sanimit të defektit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit, i cili pritet të përfundojë deri në orët e mbrëmjes, pas së cilës do të rikthehet furnizimi me ujë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version