Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” në Gjilan po vazhdon me ritëm të shpejtë krasitjen e degëve te parku i qytetit, duke synuar mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike.
Nga ndërmarrja kanë publikuar edhe pamje që tregojnë krasitjen dhe pastrimin e plotë të parkut të qytetit të Gjilanit.
Ata theksojnë se këto ndërhyrje janë të nevojshme për një mjedis më të rregulluar dhe të sigurt për qytetarët.
Përveç kësaj, pastrimi ka vazhduar edhe nëpër rrugët e qytetit.
“Pastrimi i rrugëve kryesore të qytetit po vazhdon me makineri për një mjedis më të pastër”, shkruajnë nga ndërmarrja. /Telegrafi/