Ndërmarrja “Tregu” në Gjilan ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e plotë të varrezave të qytetit.
Përmes këtij aksioni që do të zgjasë disa ditë, ndërmarrja synon të përmirësoj ambientin dhe t’i jap nderimin e duhur asaj zone.
“Jemi duke punuar me kapacitet të plotë në mënyrë që aksioni të ketë rezultat cilësor, duke ofruar një ambient të pastër për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e tyre.
Ndër të tjera, ndërmarrja ka kërkuar mirëkuptimin nga qytetarët gjatë ditëve derisa po punohet në zona të ndryshme të varrezave.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj gjatë ditëve në vijim, pasi ekipet tona do të punojnë në zona të ndryshme të varrezave për të siguruar që çdo hapësirë të jetë e pastër dhe e rregulluar”, vijon të thuhet në komunikatë. /Telegrafi/