Site icon Telegrafi

Ndërmarrja publike lokale “Eko Natyra” në Skenderaj pajiset me mjete të nevojshme për punë

Pamje të makinerive dhe mjeteve të punës

Ndërmarrja publike lokale “Eko Natyra” në Skenderaj është pajisur me makineri dhe mjete të nevojshme për punë.

Kjo është bërë në kuadër të projektit kapital të Komunës së Skenderajt, për fuqizim të kësaj ndërmarrjeje, shkruan Telegrafi.

“Kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Alban Shala, kanë vizituar këtë ndërmarrje, të cilët janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv Shemsi Maksuti dhe punëtorët e NPL ‘Eko Natyra’”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se tashmë po shtohet angazhimi për mirëmbajtje të hapësirave publike, në mënyrë që qytetarët të kenë ambient të pastër.

“Që në fillim të mandatit, Qeverisja Komunale kishte synim ndërtimin e një objekti, i cili tashmë ekziston, dhe ngritjen e kapaciteteve operuese për këtë ndërmarrje, që gjithashtu është arritur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version