Site icon Telegrafi

Ndërmarrja Publike Banesore vazhdon aksionin në Prishtinë, sot mbylli rreth 11 lokale

Ndërmarrja Publike Banesore ka vazhduar edhe sot me aksionin në Prishtinë për lirimin e lokaleve si pasojë e borxheve të akumuluara ndër vite.

Nga NPB bëjnë të ditur se sot kanë mbyllur edhe 11 lokale.

“NPB në këto dy ditë ka zhvilluar aksione ku janë mbyllur gjithsej 11 lokale. Një aksion i tillë do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, në të cilin bëhet fjalë për rreth 40 prona të NPB-së të cilat arrijnë vlerën 1 milion euro”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Ditën e enjte po ashtu kjo ndërmarrje mbylli rreth 40 lokale./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version