Telegrafi

Nderim Nexhipi prezantohet te Drita, kjo është paga marramendëse për kushtet e Kosovës

Nderim Nexhipi edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me skuadrën e Dritës nga Gjilani, me të cilën do të luajë deri në muajin maj.

Mesfushori shkupjan është bashkuar me skuadrën në Durrës, ku skuadra e Dritës është duke i zhvilluar përgatitjet.

Ai është prezantuar sot me kryetarin e klubit, Valon Murseli, me fanellën e tij të re.

Nexhipi do të behët futbollisti më i shtrenjtë në Kosovë, teksa do të marrë 20 mijë euro për katër muaj (sezoni përfundon në muajin maj), çka është një shifër rekord në kampionatin kosovar.

Nexhipio do të paguhet 5 mijë euro në muaj, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Wolfsburgut dhe Herta Berlinit.