Site icon Telegrafi

Nderim Nexhipi prezantohet si drejtor administrativ i klubit turk Manisa

Klubi nga Liga e Parë e Turqisë, Manisa, ka prezantuar sot (e shtunë) shqiptarin Nderim Nexhipi si drejtor të ri administrativ të ekipit të parë.

Nexhipi u nda me mirëkuptim me kampionin e Kosovës, Ballkani, pas më shumë se dy viteve të kaluara në Therandë.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Nexhipi është prezantuar në ekipin e ri.

Lexo po ashtu Drejtori sportiv, Nderim Nexhipi largohet nga Ballkani

Është klubi turk, Manisa, i cili ka prezantuar sot gjatë ditës Nexhpin në postin e drejtorit administrativ të ekipit të parë.

“Nderim Nexhipi u bë drejtori ynë administrativ i Ekipit A”, thuhet në njoftimin e Manisa në Facebook.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Falënderoj shumë Presidentin tonë dhe administratën e tij për mundësinë që më ka dhënë. Ne duam të ndërtojmë një ekip që luan për kampionatin”.

“Kam shumë vite që ndjek futbollin turk. Këtu jam për të shtuar arritje të reja. Do të bëjmë gjithçka që Manisa të inkuadrohet në Superligë. Kam fituar 2 kampionate të ligës vitet e kaluara me Ballkanin dhe dolëm mirë në Evropë”.

“Dua ta vazhdoj këtë sukses duke e vënë në krye të Manisës”, ka thënë Nexhpi në prezantim. /Telegrafi/

Exit mobile version