Marcus Danielson mori një karton të kuq në kohën shtesë të ndeshjes së Suedisë në Euro 2020 në fazën e 1/8-tës ndaj Ukrainës, pas një ndërhyrje të tmerrshme ndaj Artem Besyedin.
Suedia dhe Ukraina po garonin për një vend në çerekfinale, me fituesin që do të luaj me Anglinë të shtunën, por asnjëra skuadër nuk mori fitoren brenda 90 minutave, pasi ndeshja u mbyll 1-1.
Në vazhdime ishin ukrainasit që arritën të triumfojnë për të siguruar kualifikimin, por kjo erdhi edhe falë lojtarit suedez, Danielson.
Në minutën e tetë të vazhdimit të parë, Danielson u dërgua jashtë loje shkaku i një kartoni të kuq, pas një ndërhyrje të tmerrshme direkt në gju ndaj Artem Besedin.
Gjyqtari fillimisht tregoi një karton të verdhë, por shpejt kaloi në ekranin e tij të VAR-it dhe më pas ndryshoi mendjen duke e ndëshkuar me të kuq.
Tackle Horor Danielson #SWE
RED CARD 🔴
https://t.co/kbt9G04NVd— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) June 29, 2021
Padyshim që imazhet aktive të këtyre ndërhyrjeve shpesh i bëjnë ato të duken më keq, por fakti që ishte kaq e lartë dhe ai kishte pak kontroll do të thoshte që fitimi i topit nuk ishte në mendjen e suedezit.
Ndërhyrja e Danielson po cilësohet si më e tmerrshmja deri më tani në këtë Kampionat Evropian dhe njëra nga më të këqijat ndonjëherë. /Telegrafi/
Marcus Danielson protested this 😳#EURO2020 | #UKR #SWE pic.twitter.com/g7lyeG7KY1
— GOAL (@goal) June 29, 2021
Danielson sent off for Sweden following this horribly dangerous challenge. pic.twitter.com/khPATOCuJs
— Matchday365 (@Matchday365) June 29, 2021
https://twitter.com/JohannesATM/status/1409981270566768648
Danielson. Wax on, sent off
— Ian Doyle (@IanDoyleSport) June 29, 2021