Telegrafi

Ndërhyrja e Hummels në Mbappe – moment i dyshimtë për penallti

(Foto: Screenshot/Twitter/Fanatik)

Franca regjistroi fitore minimale (1-0), por shumë të rëndësishme përballë Gjermanisë në kudër të Grupit F në ‘Euro 2020’.

Një autogol i Mats Hummels mjaftoi që Les Bleus të arkëtonin pikë të plota nga kjo sfidë, e cila u shoqërua edhe me disa momente kundërthënëse.

Nga situatat e tilla, ishte momenti i dyshimtë i penalltisë pas një ndërhyrjeje në Kylian Mbappe në minutën e 78-të të takimit.

Karim Benzema nxori një top fantastik në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa anësori francez e shfrytëzoi shpejtësinë e tij për të dalë para Hummels.

Futbollisti gjerman ndërhyri në zonë në Mbappen në një moment të dyshimtë për penallti që është treguar edhe përmes imazheve të shpërndara në internet.

Lexo po ashtu Momenti kur Rudiger e kafshoi Pogban në shpinë

Megjithatë, gjyqtari mendoi ndryshe dhe madje nuk zgjodhi që ta rishikonte situatën përmes VAR-it. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

(Foto: Screenshot/Twitter/Fanatik)

 

(Foto: Screenshot/Twitter/Fanatik)

 

(Foto: Screenshot/Twitter/Fanatik)