Telegrafi

Ndërhyrja e Acostas ndaj Bale po cilësohet si një nga faullet taktike më të mëdha të të gjitha kohërave

Mesfushori i ShBA-së, Kellyn Acosta, bëri një faull taktik ndaj bashkëlojtarit të tij te Los Angeles, Gareth Bale, në përplasjen e së hënës në Kupën e Botës kundër Uellsit.

Me rezultatin 1-1 pas golave ​​të Timothy Weah dhe Gareth Bale respektivisht, ky i fundit pati mundësinë të shënonte golin e fitores në kohën shtesë.

Bale e mori topin brenda rrethit qendror dhe me portierin Matt Turner larg portës së tij, uellsiani po përgatitej ta godiste topin, por Acosta bëri ndërhyrje vendimtare.

27-vjeçari, i cili luan së bashku me Bale tekampionët e sapokurorëzuar të MLS Cup, mori një karton të verdhë për ndërhyrjen e tij.

Bales iu mohua një moment potencialisht që mund të kishte sjell tri pikë për ta nga bashkëlojtari i klubit Acosta, por pas fishkëllimës së fundit, dyshja ishi8n të buzëqeshur ndërsa pikët u ndanë. /Telegrafi/