Telegrafi

Ndërhyrja brutale e Lindelof ndaj Jon Bautista pushton rrjetet sociale, suedezi krahasohet me luftëtarët e UFC  

Victor Lindelof pa dashur goditi brutalisht me gju kundërshtarin Jon Bautista, ndërsa ia mohoi golin bashkëlojtarit Axel Tuanzebe. 

Djajtë e Kuq dhe Real Sociedadi u ndeshen mes vete të enjten mbrëma në Old Trafford në ndeshjen kthyese të 1/16-tës duke luajtur baras 0-0.

Me këtë barazim, Unitedi shkoi tutje pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-0.

Lexo po ashtu Oyarzabal u mundua të shënojë penallti në ‘stilin e Bruno Fernadesit’, por dështoi keq - momenti i goditjes bëhet viral

Megjithatë, një ndërhyrje horror apo e stilin ‘kung-fu’ nga Lindelof ndaj Jon Bautista ka pushtuar rrjetet sociale.

Axel Tuanzebe mendoi se ai kishte shënuar golin e tij të parë te Manchester Unitedi me një goditje me kokë nga një këndore derisa VAR-i e anuloi.

Goli nuk qëndroi pasi Lindelof bëri një faull të frikshëm ndaj Bautista disa momente para se Tuanzebe të shënonte.

Suedezi kërceu lartë për topin, por e humbi atë dhe i dha një goditje brutale me gju lojtarit të Sociedadit.

Pas rishikimit, Lindelof u ndëshkua me të kartonë verdhë.

Është e panevojshme të thuhet, por lëvizja e tij e pamatur i pushtoi mediat sociale, të cilat ndërhyrjet e suedezit i krahasonin me goditjet e luftëtarëve në UFC. /Telegrafi/