Edhe pse çdo ndarje është e pakëndshme, disa janë bash brutale, transmeton Telegrafi.
Vendimi i përbashkët
Partnerët bashkë kanë vendosur që më asgjë nuk mund të bëhet që lidhja të funksionojë. Andaj, më mirë është të vazhdojnë si miq sesa si çift. Ky lloj i ndarjes është i dhembshëm, por paqësor dhe nganjëherë mund të ndikojë në mënyrë relaksuese.
Ndarja e dhunshme
Çifti më së sheshti e shkëput lidhjen për shkak se njëri nga partnerit shpërngulet në një qytet tjetër apo ka gjetur punë të re jashtë shtetit. Lidhjet e këtilla më së shpeshti nuk funksionojnë, ndërkaq as njëra palë nuk është e gatshme të sakrifikohet për lidhjen në largësi.
Ultimatumi
Shkuarjet e tij në trajnime apo obsesioni i saj për blerje – kjo mund të shkatërrojë lidhjen, andaj më së shpeshti njëra palë rrezikon që të ndërpresë lidhjen nëse partneri nuk përmirësohet. Mirëpo, duhet të keni parasysh që të ndryshoni dikë nuk është aspak e lehtë, posaçërisht nëse ai ndërprerjen e dëshiron vetë.
Tradhtia
Arsyeja për prishjen e lidhjes në këtë rast është tradhtia. Njëra palë nuk mund të falë këtë gabim apo mbase pala tjetër nuk dëshiron të vazhdojë lidhjen. Kjo ndarje është shumë e dhembshme. Këndellja nga kjo ndarje do zgjasë shumë.
Ndarja “pa pritur e pa kujtuar”
Partneri ka vendosur të ndërpresë lidhjen, ndërkaq pala tjetër nuk e është e sigurt përse ky vendim. Kjo përvojë është traumatike, aq më parë për shkak që ka qenë e papritur. Njerëzit mund të fillojnë të dyshojnë në vetveten dhe të ndihen fajtorë përse nuk janë ndarë më herët. /Telegrafi/