Poezi nga: Erich Fried
Përktheu: Ismet Daci
Dita e parë ishte e lehtë
Dita e dytë më e vështirë
Dita e tretë qe më e vështirë se e dyta
Nga dita në ditë më vështirë:
Dita e shtatë ishte aq e vështirë
Sa dukej e papërballueshme
Me nostalgji sot
E kujtoj
Atë ditë të shtatë