Franca nuk është ende e kënaqur me rezultatin e finales së Kupës së Botës “Katar 2022”, ku humbi në penallti kundër Argjentinës.
Në dritën e kësaj pakënaqësie, një peticion nënshkrimesh filloi në Francë përmes internetit për të ri-luajtur finalen e Kupës së Botës.
Faqja e sondazhit ka më shumë se 200 mijë nënshkrime dhe francezët janë të zemëruar me gjykimin e ndeshjes.
Përgjigja e Argjentinës
Përgjigja e ndjekësve të kombëtares së Argjentinës nuk ka vonuar. Valentin Gomez, një llogari argjentinase në Twitter, filloi një iniciativë për t’iu përgjigjur francezëve.
“Nëse francezët po mbledhin nënshkrime për ri-luajtjen e finales së Kupës së Botës, unë propozoj që ne të përfitojmë nga momenti i unitetit të argjentinasve dhe të mbledhim nënshkrime në mënyrë që francezët të mos qajnë më dhe të fitojnë Kupën e Botës së nënshkrimeve”, ka sugjeruar Gomez.
Në vetëm pak orë, peticioni argjentinas ka arritur tashmë më shumë se 250 mijë nënshkrime.
Argentina fans have responded with their own petition which has 250,000 signatures… 🤣🇦🇷 pic.twitter.com/1IO8PIYCKE
— SPORTbible (@sportbible) December 24, 2022
Rrjetet sociale u mbushën me komente se Argjentina ishte kampionia e ligjshme.
“Që kur i mundëm në finalen e Kupës së Botës, francezët nuk kanë pushuar së qari, duke u ankuar dhe duke mos pranuar që Argjentina është kampione e botës,” lexohet në një koment.
“Po të mos ishte Mbappe, ata nuk do të arrinin as në penallti”, shkruante një tjetër. /Telegrafi/
Argentina and Messi Fans sign petition for France to stop crying pic.twitter.com/thvOtKedMO
— Ballsack Football (@Ballsackfutball) December 24, 2022