Migrena është shumë e zakonshme dhe mund të nxitet nga shkaktarë të ndryshëm.
Kjo sëmundje shkakton dhimbje po aq reale sa dhimbjet nga lëndimet dhe mund të jetë pengesë aq e madhe saqë nuk mund të punoni tërë ditën, transmeton Telegrafi.
Prandaj, personat e prekur nga kjo vazhdimisht kërkojnë trajtime për shërimin e dhimbjeve të kokës.
Fatmirësisht ka disa ilaçe natyrale shtëpiake të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të migrenës.
Ekspertët e mjekësisë alternative thonë se kripa është gjëja më e mirë që mund ta përdorni në rastet e migrenës.
Fillimisht, sigurohuni se do të përdorni kripë të kualitetit të lartë, siç është kripa e kristaltë e Himajaleve.
Ky lloj i kripës i përmban 84 minerale, elektrolite dhe elemente – një numër i konsiderueshëm nëse marrim parasysh faktin se janë vetëm 118 elemente gjithsej.
Përveç se i lehtëson dhimbjet e migrenës, kjo kripë i rritë edhe nivelet e energjisë, i balancon nivelet e serotoninës në sistem të qarkullimit të gjakut, e forcon sistemin e imunitetit dhe e ofron një numër të madh përfitimesh shëndetësore.
Trajtimi me kripë në rastin e migrenës është i thjeshtë dhe i lehtë.
E merrni një gotë me lëng limoni dhe i shtoni kripë të kristaltë të Himalajeve dhe e konsumoni.
Te shumica e njerëzve, lëngu i gjysmë limoni dhe një luge çaj kripë i ofron rezultatet e dëshirueshme. /Telegrafi/