Telegrafi

Ndalohet shitja e kontraceptivëve në Afganistan, talebanët thonë se është “komplot perëndimor” për të kontrolluar popullsinë

Krerët e talebanëve kanë shfuqizuar ligjin që kontraceptivët i shohin si ilaçe, duke pretenduar se përdorimi tyre është një “komplot perëndimor” për të kontrolluar popullsinë e tyre.

Ndalimi i tyre në dy qytete të mëdha këtë javë është një goditje tjetër për të drejtat e grave në Afganistanin e kontrolluar nga talebanët, ku grave iu është ndaluar arsimi i lartë apo edhe të shkojnë te mjeku të pashoqëruara.

Lexo po ashtu Talebanët rrahin nxënësit meshkuj që kërkojnë të drejta e grave për arsimim

Mediat afgane raportojnë se zyrtarët talebanë kanë shkuar derë më derë në kryeqytetin Kabul dhe qytetin verior, Mazar-e-Sharif, duke urdhëruar farmacistët të pastrojnë raftet nga ilaçet dhe pajisjet e kontrollit të lindjes.

Ndërsa grupi ka ndaluar importimin e kontracepsionit, disa prej tyre janë ende të disponueshme, duke bërë që çmimet të rriten shumë dhe t’i bëjnë barnat të padisponueshme për më të varfrit e vendit.

“Ata erdhën në dyqanin tim dy herë me armë dhe më kërcënuan që të mos shes pilula kontraceptive”, tha një farmacist për theguardian dhe shtoi se “ata po kontrollojnë rregullisht çdo farmaci në Kabul dhe ne kemi ndaluar shitjen e këtij ilaçi”

Lexo po ashtu Talebanët pretendojnë se është “Made in Afghanistan”, por veturën që e prezantuan ka motor të Toyota Corolla

Asnjë deklaratë zyrtare nuk është lëshuar nga Ministria e Shëndetit Publik të Talibanëve, megjithëse grupi ka mbrojtur lëvizjen duke i quajtur format e kontrollit të lindjes si “një agjendë perëndimore”. /Telegrafi/