Telegrafi

Ndalohen shitësit e antivirusëve fallco

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e FBI-së, të cilët kanë qënë ata që kanë drejtuar këtë operacion blic, që është kryer njëkohësisht në 8 shtete.

Sipas të dhënave zyrtare, këto grupe akuzohen për mashtrim dhe krim kibernetik, pasi rekomandonin disa antivirusë fallco dhe më pas kërkonin para për të pastruar kompiuterat personal të përdoruesve (129 $ për person).

Nga ky biznes i paligjshëm, këta persona kanë përfituar të paktën 72 milion dollarë. /Telegrafi/