Një vit pas ndalimit të duhanpirjes në Britani të Madhe, është zvogëluar dukshëm numri i rasteve me infarkte të zemrës, njofton komisioni hulumtues pranë Ministrisë britanike të shëndetësisë. Të njëjtën gjë e kanë pohuar edhe disa studime tjera të ndara.
“Që tani, ekzistojnë fakte konkrete që ndalimi i duhanpirjes ka rezultuar me zvogëlimin e rasteve me infarkt. Është e kuptueshme që zvogëlimi i ekspozimit të njerëzve ndaj tymit të duhanit, i ndihmon shëndetit”, thotë dr. Anna Gilmore nga Universiteti Bath.
Qeveria britanike shpreson se në muajt dhe vitet e ardhshme, ndalimi i pirjes së duhanit do të sjellë edhe rezultate tjera shumë më të mira në gjendjen shëndetësore të britanikëve.