Telegrafi

Nazanin Zaghari-Ratcliffe ishte burgosur për spiunim në Iran, lirohet nga burgu pas pesë vjetësh

Lirohet pas pesë vjetësh Nazanin Zaghari-Ratcliffe, e cila ishte burgosur në Iran nën akuza për spiunim.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, megjithatë, burrit të saj i është thënë se asaj iu është caktuar një çështje e re gjyqësore për të dielën e ardhshme.

Punëtorja e bamirësisë kishte qenë në arrest shtëpia në Teheran që kur u zhvendos nga burgu në marsin e kaluar.

Ajo gjithmonë i ka mohuar akuzat kundër saj.

Richard Ratcliffe tha se gruas së tij iu është hequr etiketa në kyçin e këmbës.

Bëhet e ditur se 42-vjeçarja kishte dalë nga burgu që në pranverën e kaluar për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe dënimi i saj pritej të përfundonte të dielën.

Zaghari-Ratcliffe, ishte dënuar me pesë vjet burg për një komplot për përmbysjen e Qeverisë së Iranit, një akuzë që ajo, mbështetësit e saj dhe grupet e të drejtave e mohojnë fuqishëm.

Ajo ishte arrestuar në aeroportin e Teheranit në prill të vitit 2016, derisa po përpiqej të kthehej në shtëpi në Londër pasi vizitoi familjen me vajzën e saj Gabriella, e cila ishte asokohe 22-muajshe.

Në atë kohë, ajo punonte për Thomson Foundation, krahu bamirës i agjencisë së lajmeve Reuters. /Telegrafi/