Telegrafi

Na’Vi shpallet kampion i turneut Blast Premier CS:GO, s1mple MVP

(Foto: HLTV)

Ka përfunduar edhe turneu Blast Premier Spring Final, i cili u mbajt në qytetin Lisbonë të Portugalisë, Na’Vi mposhti ekipin Vitality, për t’u shpallur kampion.

Na’Vi edhe pse pas shumë vitesh garuan me një ndryshim në ekip, me lojtarin e ri ‘sdy’ arritën të tregojnë formë fantastike në turneun Blast Premier.

Në ndeshjen finale u përballen me ekipin Vitality, të cilën e fituan me lehtësi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Mapi i parë ‘Mirage’ përfundoj me rezultat 16-8, ndërsa në mapin e dytë me diferenca ishte edhe më e madhe 16-5.

MVP i këtij turneu u shpall lojtari më i mirë në botë Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev, me vlerësimin nga HLTV 1.37.

Gjithashtu me këtë medalje të MVP, s1mple ka thyer rekord të ri, duke u bërë lojtari me më së shumti medalje të MVP, gjithsej 20.

Ekipi i Na’Vi si fitues i vendit të parë, morën me vete çmimin prej 200.000 dollarësh, ndërsa vendi i dytë Vitality fitoj 85.000 dollarë. /Telegrafi/