Ekipi ukrainas Na’Vi ka kaluar në çerekfinale të turneut në Dubai, pas fitores së vështirë ndaj Heroic.
Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ nisi mirë për ekipin Na’Vi, ku fituan në ‘Inferno’ me rezultat 16-10.
Heroic arritën të barazojnë rezultatin duke fituar mapin e dytë ‘Ancient’ me rezultat 16-8.
Ndërsa mapi i tretë ishte me rezultat më të ngushtë, ku pas shumë vështirësive ekipi Na’Vi e fitoi me rezultat 16-14, dhe ndeshjen 2-1 me mapa.
Lojtari i ndeshjes ishte Valeriy ‘b1t’ Vakhovskiy me 67 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.22.
Tani Na’Vi do të takohet me ekipin Liquid në çerekfinale, ku ekipi humbës do të eliminohet. /Telegrafi/