Po vazhdon forma e mirë e ekipit Na’Vi dhe tani janë një fitore larg për t’u bërë kampion të turneut Major të CS:GO, për herë të dytë, pasi mposhtën ENCE në gjysmëfinale të PGL Antwerp Major.
Na’Vi dhe lojtari më i mirë në botë s1mple, kanë arritur që ta mposhtin ekipin i cili ka befasuar me paraqitjet e tyre së fundmi ENCE.
Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’, përfundoj 2:0 në të mirë të ekipit Na’Vi, pas një super paraqitje nga lojtari më i mirë në botë, Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev, i cili e përfundoi ndeshjen me 58 eliminime dhe 31 herë i eliminuar, me vlerësimin nga HLTV 1.76.
Mapi i parë ‘Nuke’ gjatë gjithë kohës ishte në dominim nga Na’Vi, ku në fund e përfunduan me rezultat 16:7.
Në mapin e dytë edhe pse pjesa e parë përfundoi në favor të ekipit ukrainas, ENCE filluan që të rikthehen, por pa sukses, në fund rezultati ishte 16:12, dhe ndeshja përfundoj me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.
Na’Vi per momenti renditet në vendin e dytë të ranglistës botërore për CS:GO, dhe do të takohet me ekipin numër një për momentin në ranglistën botërore, FaZe, në finalen e madhe të PGL Antwerp Major CS:GO. /Telegrafi/