Telegrafi

Na’Vi kundër ENCE – momentet më të mira gjatë ndeshjes gjysmëfinale të PGL Antwerp Major CS:GO

(Foto: HLTV)

Ekipi ukrainas Na’Vi ka dal fitues në ndeshjen gjysmëfinale të PGL Antwerp Major CS:GO kundër ENCE, ku shkëlqeu ylli i ekipit s1mple.

Sot u zhvilluan dy gjysmëfinale me përplot emocione, ku në të dyja ndeshjet triumfuan skuadrat favorite.

Në ndeshjen Na’Vi kundër ENCE, edhe njëherë s1mple tregoi pse është lojtari më i mirë në botë, duke e përfunduar ndeshjen me 58 eliminime, dhe 31 herë i eliminuar.

S1mple në mapin e dytë arriti që të eliminojë pesë lojtarë të ekipit ENCE për ta siguruar raundin e 12 –të për ekipin e tij.

Në raundin e dytë të mapit të parë, kapiteni i ekipit ENCE, ‘Snappi’ arriti që të fitojë i vetëm raundin një kundër tre, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Gjithashtu talenti i ekipit Na’VI, ‘b1t’ një kundër tre siguron raundin e parë për ekipin e tij në mapin e dytë.

Ndeshja përfundoj me fitore të ekipit Na’Vi me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, dhe nesër do të takohet me ekipin FaZe në finalen e madhe të PGL Antwerp Major CS:GO. /Telegrafi/