Ekipi ukrainas Na’Vi eshte ekipi i parë që ka siguruar gjysmëfinalen në turneun IEM Cologne, turneu ku ekipet po garojnë për çmimin afro 1 milion dollarësh në qytetin Koln të Gjermanisë.
Në ndeshjen vendimtare ekipi i Na’Vi mposhti ekipin spanjoll Movistar Riders me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë për ekipin e Na’Vi, pasi Movistar Riders po kalojnë në një formë fantastike kohët e fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=cdEAmJA77MU
Mapin e parë e fitoi ekipi Movistar Riders me rezultat 16-9, ku pastaj ekipi i Na’Vi arriti të rikthehej për të fituar dy mapat e fundit 16-11 dhe 16-10, duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 2-1.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev, me 73 eliminime gjithsej.
Me këtë fitore Na’Vi ka siguruar rreth 80.000 dollarë si dhe pjesëmarrjen në gjysmëfinale, kundërshtari i tyre do të mësohet së shpejti.
Ndeshja e radhës e cila do të luhet për një vend në gjysmëfinale, do të zhvillohet ndërmjet FaZe dhe Astralis. /Telegrafi/