Site icon Telegrafi

Na’Vi kalon në finale të grupit C pas fitores ndaj NIP në BLAST Premier Spring Groups CS:GO

(Foto: HLTV)

Lojtari më i mirë në botë Oleksandr “⁠s1mple⁠” Kostyliev ishte kyç në fitoren e Na’Vi ndaj NIP me rezultat 2-1.

Na’Vi ka siguruar finalen në grupin C, pas fitores 2-1 ndaj NIP, të cilët luajtën në mungesë të hampus, i cili u zëvendësua nga lojtari i akademisë maxster.

Kjo është hera e dytë që Na’Vi mposht ekipin NIP në kuadër të këtij turneu, pasi ishin takuar edhe në ndeshjen e parë.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Oleksandr ‘ s1mple ‘ Kostyliev me 66 eliminime dhe vlerësimin 1.47 nga HLTV.

Na’Vi tani në finale të grupit C do të takohet me G2, nga të cilët u mposhtën në ‘Upper Final’ me rezultat 2-0.

Në anën tjetër NIP do të luajnë në ‘Knockout Stage’ ku do të përballen me Astralis të shtunën.

Gara në këtë turneu po zhvillohet për një grup çmimesh prej 177 mijë dollarësh, si dhe për pjesëmarrje në turneun tjetër BLAST Premier Spring Final. /Telegrafi/

Exit mobile version