Ekipi ukrainas Na’Vi ka vazhduar serinë e fitoreve në Katowice të Polonisë, tani duke mposhtur ekipin Liquid në ndeshjen e dytë.
Na’Vi ka mposhtur ekipin Liquid me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për të kaluar në ‘Upper Final’ të grupit A në IEM Katowice.
Kapiteni i Na’Vi, Denis ‘electroNic’ Sharipov me 45 eliminime, e ndihmoi ekipin e tij drejt fitores ndaj ekipit amerikan Liquid.
Na’Vi në ndeshjen e radhës do të përballet me ekipin G2, të cilët po kalojnë një formë fantastike kohëve të fundit.
Në anën tjetër Liquid do ta kenë mundësin e fundit në ndeshjen ndaj ekipit Spirit.
Nga turneu deri më tani janë eliminuar ekipi Cloud9 dhe BIG, ndërsa gara për çmimin e vendit të parë prej 400.000 dollarësh në Katowice vazhdon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Sd8FkfmTUpI