Dy lojtarët më të mirë në botë, s1mple i ekipit Na’Vi, dhe ZywOo nga ekipi Vitality, do të takohen në finale kundër njëri tjetrit, në garë për çmimin e parë që ka vlerë rreth 200.000 dollarë.
Pas fitores në gjysmëfinale, ku ekipi i Na’Vi mposhti ekipin OG, ndërsa Vitality mposhti G2, më në fund do të kemi një finale ku kundër do të jenë dy lojtarët më të mirë në botë.
Finalja e madhe e turneut i cili po mbahet në qytetin Lisbonë të Portugalisë, do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 18:30.
Favorit i kësaj ndeshje padyshim se është ekipi i Na’Vi, të cilët për momentin renditen në vendin e tretë në ranglistën botërore të CS:GO.
Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të Blast Premier në platformën Twitch, duke filluar nga ora 18:30.
Këto janë formacionet e dy ekipeve finaliste:
Na’Vi
Aleksandr ‘s1mple‘ Kostyliev
Denis ‘electroNic‘ Sharipov
Valeriy ‘b1t‘ Vakhovskiy
Viktor ‘sdy‘ Orudzhev
Ilya ‘Perfecto‘ Zalutskiy
Vitality
Mathieu ‘ZywOo‘ Herbaut
Dan ‘apEX‘ Madesclaire
Emil ‘Magisk‘ Reif
Peter ‘dupreeh‘ Rasmussen
Kévin ‘misutaaa‘ Rabier
/Telegrafi/