Telegrafi

Na’Vi dhe Spirit janë dy ekipet e para që kalojnë në fazën tjetër të PGL Antwerp Major CS:GO

(Foto: HLTV)

Dje (e diel) u zhvilluan ndeshjet vendimtare për ekipin  Na’Vi dhe Spirit, të cilat arritën të sigurojnë fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, duke kaluar në ‘Champions Stage’ me nga tri fitore dhe asnjë humbje.

Na’Vi pati përballje me ekipin suedez NiP, të cilët janë duke treguar një lojë fantastike gjatë këtij turneu Major, këtë përballje ekipi ukrainas e fitoj me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa, e lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte talenti i tyre, Valeriy ‘b1t’ Vakhovskiy, me 71 eliminime dhe 44 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.44.

Ndërsa Spirit mposhtën ekipin danez Copenhagen Flames, edhe pse humbën mapin e parë me rezultat 16:10, arritën të rikthehen në dy mapat e fundit 16:8 dhe 16:6 për të përfunduar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa.

Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte snajperisti i ekipit Spirit, Abdul ‘degster’ Gasanov, me 65 eliminime dhe 37 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.35.

Me këto fitore, të dyja ekipet kanë siguruar pjesëmarrjen në ‘Champions Stage’ të turneut Major, ku vetëm tetë ekipet më të mira do të përballen në sy të publikut në sallën e sporteve Antwerps Sportpaleis. /Telegrafi/