Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, u shpreh i lumtur për fitoren në Santiago Bernabeu ndaj Sevillas.
Portieri nga Kosta Rika e pranoi se është shumë e vështirë titulli i La Ligas, por ata nuk do të dorëzohen deri në fund.
“Unë jam me të vërtetë i kënaqur me besimin e dhënë nga stafi, por për këtë unë kamë punuar shumë në stërvitje”.
“Të fitojmë La Ligan është e vështirë, por ne do të përpiqemi deri në fund të fitojmë ndeshjet tona”, ka thënë Navas.
Vlen të theksohet se Navas ka mbrojtur një penallti në takimin ndaj Sevillas. /Telegrafi/