Site icon Telegrafi

NATO nuk do t’i largojë trupat para kohe nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pohoi se aleanca do të mbajë forcat në Afganistan përtej afatit të muajit maj, kur SHBA-ja kishte premtuar të largonte 2,500 trupat e saja të fundit.

“Ndërsa asnjë aleat nuk dëshiron të qëndrojë në Afganistan më gjatë sesa është e nevojshme, ne nuk do të largohemi para se të jetë koha e duhur”, tha Stoltenberg gjatë një konference shtypi përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës, raporton cnn.

Ministrat pritet të diskutojnë fatin e trupave amerikane dhe NATO-s, por arritja e një vendimi të shpejtë mbi Afganistanin mund të jetë e vështirë duke pasur parasysh se administrata e presidentit, Joe Biden po rishikon se si do të shkojë përpara.

NATO, tha Stoltenberg, duhet të “gjejë ekuilibrin e duhur midis sigurimit që të mos qëndrojmë më gjatë sesa duhet, por në të njëjtën kohë që të mos largohemi shumë herët”.

Ndryshe, SHBA-ja nën presidencën e Donald Trumpit, kishte nënshkruar në marrëveshje me talibanët, ku parashihej tërhiqja e tërsishme e trupave amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version