Site icon Telegrafi

Nata e Zjarreve në Prekaz – Mbahet program artistik në Skenderaj

Sonte ishte Nata e Zjarreve në Prekaz, ku u mbajt një program artistik në sheshin e Skenderajt në nder të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Komuna e Skenderajt ka shënuar përfundimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me një sërë aktivitetesh, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se përulen me respekt ndaj komandantit legjendar, Adem Jashari, në nderim të sakrificës së tij për lirinë e Kosovës.

“Nata e zjarreve në Prekaz dhe programi artistik në sheshin tonë, me një sërë aktivitetesh të zhvilluara gjatë këtyre tri ditëve, shënon përfundimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të përhershëm të sakrificës së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, para të cilëve përulemi me respekt, për lirinë që gëzojmë sot!”, ka thënë Nura.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që vizituan Prekazin dhe Skenderajn në këto ditë përkujtimi. /Telegrafi/

Exit mobile version