Kur thuhet “nata e parë e martesës” menjëherë shkon mendja te seksi. Mirëpo, statistikat tregojnë që në realitet është krejtësisht ndryshe.
Një hulumtim, i bërë para pak kohësh, në të cilin kanë marrë pjesë 2.000 meshkuj dhe femra të sapomartuar, ka treguar që 52 për qind e çifteve gjatë natës së parë nuk kanë bërë seks, madje 17 për qind kanë bërë dashuri vetëm tri ditë pas martesës.
Fëmijët prishin idilin e natës martesore, madje 11 për qind e çifteve të cilat kanë qenë të detyruara të kujdesen për fëmijët nuk kanë pasur kohë për lojëra nën çarçafë, ndërsa 9 për qind kanë pranuar se janë grindur gjatë natës festive, për ç’shkak nuk kishin mundur të kalonin në intimitet. /Telegrafi/