Paris Saint-Germain është i vendosur të mbajë Kylian Mbappe deri në fund të karrierës së tij.
Kështu së paku ka lënë të nënkuptohet presidenti i klubit francez, Nasser Al Khealifi.
Ai ka thënë se Mbappe do të qëndrojë në Parkun e Princave deri në fund të karrierës së tij.
“Do të jem i qartë. Kylian Mbappe do të vazhdojë këtu me Paris Saint-Germainin”, ka thënë Khealifi.
“Ne nuk do ta shesim atë kurrë dhe nuk do ta lejojmë të largohet si lojtar i lirë. E pamundur”, ka shtuar më tej ai.
Real Madridi është i vendosur që të transferojë Mbappe, mirëpo në fund do të jetë francezi që do të përcaktojë të ardhmen e tij. /Telegrafi/