Samir Nasri njoftoi daljen në pension vetëm disa muaj më parë, por pamja e tij në një ndeshje revyale tregon se ai ka kohë që nuk stërvitet.
Ish -mesfushori i talentuar francez ishte një nga befasitë në “Match des Heros” , një ndeshje mes legjendave të Olympique de Marseille dhe një ekipi të UNICEF.
Ish-lojtari i Manchester City dhe Sevilla, ndër të tjera, u shfaq shumë në mbipeshë dhe në një formë të dukshme të ulët.
Imazhi tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.
Drogba and Nasri are both playing in a Marseille legends team tonight 🇫🇷 pic.twitter.com/7UcbpE7Z4T
— ESPN FC (@ESPNFC) October 13, 2021
Në moshën 34 vjeçare, Nasri kishte qenë vetëm pa një ekip për një vit kur i dha fund aventurës së tij me Anderlechtin.
Ish-lojtari francez zbuloi në disa deklarata periudhën e tij te Sevilla, kur filloi të qëndronte më shumë në klube nate. “Sampaoli më tha: ‘Mund të dalësh, të pish, të bësh çfarë të duash, unë të mbuloj për ty'”.
Samir Nasri is in better shape than Hazard 😳 pic.twitter.com/SpNniYm4dW
— Calum⚫️⚪️ (@Cal1NUFC) October 13, 2021
Nasri ishte në një ekip me emra si Robert Pires, Marsei Desailly, Fabrizoi Ravanelli dhe Didier Drogba, ndërsa në ekipin e UNICEF u shfaqën figura të shquara si Abidal, Karembeu, Cambiasso, Kluivert dhe Gaizka Mendieta spanjolle. /Telegrafi/