Telegrafi

Nasri: Te Sevilla erdha për femrat e bukura

Padyshim që ka një numër të madh arsyesh për një futbollist të dojë të luajë te Sevilla. Si fillim, është dëshira për të luajtur për një ekip historik.

Të jetosh në një vend mesdhetar të bukur është tjetër gjë, ashtu si ç’është edhe suksesi i garantuar në Ligën e Evropës duke parë ecurinë e klubit në vitet e fundit. Por këto janë arsye që Nasri nuk i paska menduar fare kur zgjodhi të largohej nga Anglia për Spanjën.

Teksa po fliste për jetën e tij me klubin, ai ka shpjeguar se kishte dy arsye të ndryshme dhe të veçanta përse ka zgjedhur jugun e Spanjës. Francezi vendosi të largohej nga Mançesteri kur në krye të Qytetarëve erdhi Pep Guardiola në mënyrë që të luante më shumë minuta.

“Guardiola donte që unë të qëndroja, por kisha nevojë të ndërroja ambient pas pesë viteve në Mançester, doja të filloja një eksperiencë të re.”

“Kur fola me Monchi dhe Rami, mu duk ideale të shkoja aty. Gjithashtu pyeta Jesus Navas, David Silva dhe Nolito se si ishte klubi dhe qyteti. Çdo gjë ishte mirë! Ka ushqim të mirë dhe femra të bukura.” Nasri ka qenë në formë të mirë gjatë këtij sezoni me Sevillan duke shënuar tre gola dhe një asist. “Trajneri Sampaoli erdhi me një sfidë të madhe, me të njëjtin mentalitet që kishte kur fitoi Copa America me Kilin.”