Telegrafi

Napoli vazhdon të jetë hije e Juves (Video)

Napoli ka arritur të fitojë me rezultat 3-1 ndaj Chievos në Serie A.

Napolitanët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga mysafirët të cilët me golin e Nicola Rigonit në minutën e dytë kaluan në epërsi.

Barazimi erdhi vetëm pas katër minutash, e gjitha kjo falë sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain. Ndërsa Vlad Chiriches i dha epërsinë napolitanëve në minutën e 38-të dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkuan në pushim.

Goli i sigurisë për vendasit erdhi në minutën e 71-të nga Jose Callejon, pas një asistimi të bukur nga Allan.

Pas kësaj fitore Napoli vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 61 pikë as sa ka edhe Juventusi, por me një ndeshje më pak. Ndërsa Chievo zbret në vendin e 11 me 34 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Napolit është ndaj Palermos. /Telegrafi/

Goli i Gonzalo Higuain ndaj Chievos.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

2-1: Chiriches i jep epërsinë Napolit kundër Chievos,

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

Goli i bukur i Rigonit ndaj Napolit.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016