Napoli ka mbajtur hapin me liderin Juventus në luftën për titull në Serie A.
Napolitanët shënuan fitore me rëndësi në udhëtim ndaj Palermos.
I vetmi gol u shënua nga Gonzalo Higuain (23′), nga penaltia.
Ky ishte goli i 27-të për Higuainin në Serie A, lojtari me më së shumti gola sezonalë në Evropë.
Me këtë fitore Napoli ka 64 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Juventusi që ka vendin e parë. /Telegrafi/
Napoli në epërsi me golin e Gonzalo Higuain, ky ishte goli i 27 i tij.Asnjë lojtar në top pesë ligat evropiane nuk ka shënuar më shumë gola në ligë se argjentinasi.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 13 March 2016