Telegrafi

Napoli vazhdon marshimin drejt titullit, Rrahmani asiston 

Napoli ka fituar si  mysafir i Sassuolos me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 23-të Serie A.

Amir Rrahmani e nisi ndeshja nga minuta e parë dhe vazhdon të jetë pikë reference në mbrojtjen napolitane.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 12-të, kur Khvicha Kvaratskhelia kaloi disa mbrojtës dhe shënoi për 1-0.

Pas disa rastesh në të dyja anët erdhi edhe goli i dytë në ndeshje.

Zhvillohej minuta e 33-të, kur Victor Osimhen shënoi pas asistimit të Amir Rrahmanit, duke ngritur rezultatin në 2-0.

Davide Frattesi shënoi për Sassuolon, por goli i tij u anulua pasi u rishikua në VAR.

Pjesa e dytë kishte më pak raste, me një gol të shënuar nga Giovanni Simeone që u anulua po ashtu nga VAR.

Napoli tani ka 62 pikë, plot 18 pikë më shumë se sa Interi që është i dyti. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore