Napoli ka arritur të fitojë në udhëtim te Roma me rezultat 4-1 në ndeshje derbi të javës së 29-të në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të shënojnë edhe nga një gol.
Fillimisht ishin mysafirët që shënuan për 0-1 me anë të Arkadiusz Milik (3′), ndërsa Roma barazoi 1-1 me Diego Perottin (45+) nga penalltia.
Në pjesë e dytë, Napoli arriti të vë diktatin në lojë dhe të dominojë duke arritur të shënoj edhe katër gola.
Ishte Dries Mertens (50′), i cili shënoi për 2-1, ndërsa për epërsinë 3-1 u përkujdes Simone Verdi (55′).
Rezultatin përfundimtar u vulos nga Amin Younes, i cili shënoi në minutën e 81-të për 4-1.
Pas kësaj fitore, Napoli ka 63 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Roma renditet e gjashta me 47 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Napoli udhëton te Empoli, ndërsa Giallorossët e presin Fiorentinën. /Telegrafi/
Milik turning into Bergkamp right before we play Napoli pic.twitter.com/ftRLnAksKY
— Benjamin (@bennidredd) March 31, 2019
PEROTTI!!!! pic.twitter.com/6DEft6n7mI
— ASR Goals (@AsrGoals) March 31, 2019