Telegrafi

Napoli do të zgjasë automatikisht kontratën me Spallettin

Luciano Spalletti është në rrugën e duhur për të udhëhequr Napolin drejt Scudettos së tyre të parë në më shumë se tre dekada dhe e ardhmja e tij në klub nuk ka asnjë dyshim.

Trajneri 63-vjeçar italian e mori detyrën në korrik të vitit 2021, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion për vitin e tretë dhe të katërt.

Në sezonin e tij të parë në Campania, Spalletti udhëhoqi Napolin në vendin e tretë në Serie A, nëntë pikë përpara Juventusit të vendit të katërt dhe shtatë pikë pas kampionëve të Milanit.

Sipas mediumit Il Mattino, Napoli nuk ka ndërmend të humbasë Spallettin në verë dhe do të rinovojë automatikisht kontratën e tij për një vit të tretë në verë, me vlerë 2.7 milionë euro neto në sezon.

 

63-vjeçari është bërë hero në kryeqytetin e Campanias dhe ngritja e Scudettos në verë do t’i japë atij një status legjendar në qytet.

Shumë tifozë dhe vëzhgues besojnë se Napoli i Spallettit mund të shkojë deri në fund të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Skuadra tashmë ka bërë një hap drejt kësaj, duke siguruar me lehtësi një fitore 2-0 ndaj Eintracht Frankfurt në ndeshjen e parë të tyre në raundin e 1/8-tës. /Telegrafi/