Site icon Telegrafi

Napoli sundon në ‘Olimpico’ të Romës (Video)

Roma është mposhtur në shtëpi nga Napoli me rezultat 2-1.

Djelmoshat e trajnerit Luciano Spalletti nuk e kanë shfrytëzuar më së miri fushën e tyre dhe formën që po kalojnë, pasi kanë dështuar të mposhtin Napolin dhe t’i afrohen Juventusit.

Pjesa e parë nisi më mirë për vendasit që provuan disa herë të gjejnë rrugën e rrjetës dhe golin e epërsisë, por pa pasur sukses.

Atë që se bëri Roma e bëri Napoli, që shënuan në rastin e parë të mirë për gol me anë të Dries Mertens.

Anësori belg shënoi në minutën e 26-të një gol të bukur me parabolë, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Napoli e zuri përsëri Romën në befasi duke i shënuan edhe një gol të shpejt me anë të Mertens, i cili shënoi golin e dytë personal.

Mertens shënoi për 2-0 në minutën e 50 pas asistimit milimetrik të Lorenzo Insigne.

Në vazhdimin e ndeshjes, Roma u hodh më të gjitha forcat në sulm duke tentuar të gjejnë golin e parë, por rastin më të mirë e pati në minutën e 85 me anë të Mohamed Salah, i cili goditi shtyllën.

Deri në fund, Roma provoi edhe disa herë dhe krejt në fund arriti të gjej golin e parë, ku ishte Kevin Strootman, i cili shënoi në minutën e 89 për 2-1 dhe ndeshja përfundoi po me këtë rezultat dhe me fitoren e Napolit.

Pas kësaj fitore, Napoli e sheh vetën në pozitën e tretë me 57 pikë apo vetën dy më pak se Roma që është në vendin e dytë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YiToTs6xctE

Exit mobile version