Site icon Telegrafi

Napoli shpartallon Romën në Olimpico për të fituar derbin e Serie A

Napoli ka triumfuar ndaj Romës në kuadër të javës së 28-të në Serie A me rezultat 2-0.

Pas vetëm 27 minutash lojë, napolitanët kaluan në epërsi me anë të Dries Mertens.

Por, nuk vonoi shumë dhe mysafirët e dyfishuan rezultatin sërish me anë të belgut (34’), derisa Politano ishte në rolin e asistuesit.

Në 45 minutat e dytë, Roma tentoi të ngushtonte epërsinë, mirëpo ishte e kot.

Napoli ishte e vendosur mjaftë mirë në fazën defanzive, duke bllokuar sulmin e Giallorossëve.

Lorenzo Pellegrini lëshoi një gjuajtje të fuqishme në drejtim të portës së Napolit në minutën e 61-të, mirëpo ajo përfundoi vetëm jashtë portës.

Me disa zëvendësime, Paulo Fonseca shpresoi të rikthente gjërat në favor të skuadrës së tij, por sërish nuk rezultoi me sukses dhe rezultati mbeti 2-0.

Pas javës së 28-të, Napoli gjendet në vendin e pestë me 53 pikë, tre më shumë se Roma që gjendet në të gjashtin. /Telegrafi/

Exit mobile version