Telegrafi

Napoli po punon që t’ia rinovojë kontratën Amir Rrahmanit, do t’i rritet edhe paga

Amir Rrahmani ka shkëlqyer te Napoli në dy vitet e fundit, duke u kthyer në njërin nga lojtarët kryesor të ekipit dhe për këtë klubi po punon për rinovimin e kontratës së tij.

Largimi i Kalidou Koulibalyt kishte lënë zbrazësi në mbrojtjen napolitane, por Rrahmani me përvojën dhe kualitetin e tij, ka bërë që mungesa e senegalezit të mos vërehet shumë.

Gazzetta dello Sport ka shkruar se kontrata e Rrahmanit mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër, sikurse edhe e mbrojtësit të djathtë Giovanni Di Lorenzos.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është siguri në qendër të mbrojtjes dhe ka gjetur përshtatje të mirë me mbrojtësin jug-korean, Kim Min-Jae. Mbrojtësit pritet t’i vazhdohet kontrata deri në vitin 2025 dhe do të ketë edhe përmirësim edhe në pagën e tij, shkruan Gazzetta dello Sport.

Kontrata aktuale e Rrahmanit skadon më 30 qershor të vitit 2024, ndërsa deri më tani këtë sezon ai ka ka luajtur në tetë ndeshje për Napolin në të gjitha garat. /Telegrafi/