Telegrafi

Napoli i pandalshëm në Serie A, fiton ndaj Empolit dhe forcon kreun

Napoli ka shënuar fitore ndaj Empolit në shtëpi me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 14-të në Serie A.

Kjo ishte fitorja e 11-të me radhë në Serie A, ndërsa ka 12 sosh dhe dy barazime, pa e përjetuar ende humbjen.

Pjesa e parë ishte më e qetë me Napolin që kishte më shumë nga loja, por nga disa raste të mira nuk arritën të shënonin.

Ndeshja u zhbllokua me penallti në minutën e 69-të, kur Hirving Lozano ishte i saktë për 1-0.

Në minutën e 88-të ishte Piotr Zielnski që shënoi për 2-0 duke i dhënë fund dilemave të fituesit.

Napoli ka 38 pikë në vendin e parë në Serie A. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore